Shallkuqi dhe “dashnori” i drejtësisë!

Shallkuqi dhe “dashnori” i drejtësisë!

Nga Boldnews.al

Në të njëjtën kohë, ditë, orë dhe event, koncepti i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit mblodhi në Tiranë edhe disa koka të një shoqate botërore të juristëve. Në Gjykatën e Lartë, u vendos porecedenti i parë pas vendimit unifikues për “vlerësimin e masave të sigurisë”.

Ajo që fitoi ishte një emër që vështirë se do të shqitet nga kujtesa sot dhe librat e historisë nesër: Mirlinda Karçanaj, drejtoresha më jetëgjatë e epokës Rama e cila edhe pse akuzohet për “organizatë kriminale”, “fshehje pasurie” dhe Korrupsion pasiv”, fitoi lirinë, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Efekti Sadushi u ndje për Lindën e AKSHI-t. Në të njëtën ditë e madje orë, në sallën e Pallatit të Kongreseve kryeministri Edi Rama, tërësisht i çliruar, jepte “leksione demokracie” si një dashnor i drejtësisë së re, sesi sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit janë elementët e rëndësishëm të demokracisë dhe Shqipëria po e aplikonte me shumë sukses.

“Jam i vendosur se asnjëherë, së bashku me shumicën qeverisëse, të mos lejojmë të cënohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të rrënohet ajo çka është ndërtuar, në paketën e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie”, tha Rama në këtë kongres për drejtësinë të cilën ai e quajti botëror.

Brezi ynë përballet me një situatë më komplekse, ku duket se autokracitë tashmë po bëhen funksionale dhe emokracitë po lodhen. Njëri është aksesi tek e vërteta. Gjyqtarët po sulmohen kudo, edhe nevendet demokratike, dhe gjeja tjetër është polarizimi, ndonjëherë ne nuk po shohim kundërshtarë po shohim armiq”,- tha Javier Cremades, Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve.

Fjala e presidentit e thënë në mes të Tiranës është tallja më e madhe që atyre personave, qofshin edhe këta ndërkombëtarë, të cilët minimalisht duhet të ishin informuar se çfarë qasje ka kryeministri me drejtësinë.

“Gjyqtarët po zulmohen kudo”-tha “ndërkombëtari i zgjuar” dhe këtë konstatim e bëri para kryeministrit që në vetë të parë, pa pasur asnjë hezitim i merr me emër e mbiemër gjyqtarë e prokurorë për t’i bërë “gjyqin politik” dhe ndërhyrë drejtëpërdrejtë në një sistem që vetëkënaqet kur e quan veten të pavarur.

Pavarësinë ta përplas në sy edhe shallkuqi që i bën temena simboleve komuniste sot hedh në qafë edhe veladonin e kryegjyqtarit të vendit dhe del me vendim unifikues për vlerësimin e “masave ekstreme të sigurisë”, duke mos marrë në konsideratë veprën që akuzohet, por personalitetin e tij, sjelljen në shoqëri dhe sa familjar ose jo është.

E para që përfitoi shpejt, për ti shtruar tapetin e kuq më tej edhe Veliajt, Beqajt dhe çdo zyrtari tjetër të lartë publik që edhe pse akuzohet për korrupsion në shifra frikshëm të larta do shijojnë lirinë me “unifikuesin shallkuq”!

Share it :