AKSHI-qare BALL-hapur LINDË-mbyllur, SPAK-ndezur

AKSHI-qare BALL-hapur LINDË-mbyllur, SPAK-ndezur

Nga Basir Collaku

20 urdhër kontrolli. Motra, vëllezër, kunetër, familjarë të afërt. Kanë qenë bastisjet në banesa e vila, ditën e djeshme për dosjen “Balluku”.
Pyetja e shpeshtë ishte:
Përse tani?!
Një vit e më tepër pasi është regjistruar emri në regjistrin penal?!
Është cënuar cilësia e hetimit?!
Sigurisht PO.
Kontroll edhe për banesën e të motrës, Pamela Qirko, ish komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikinit, madje për tre vite drejtuese e Komisionit!
Po bëhet me këtë rast vetting edhe vetingut nga Prokuroria Speciale?!
A kanë pasur mundësi rrethi Balluku të spastrojë prova?!
Patjetër po !
A kanë.pasur mundësi të ndikojnë duke penguar hetimin?!
Natyrisht po !
Kilometra rrugë, ura, tunele, futur nëpër xhepa.
Një nga pretendimet serioze të Prokurorisë, është kanosje dëshmitarësh. Një episod flagrance i konstatuar por i pavepruar nga hetimi! Kërcënime për jetën nga emra të Krimit të Organizuar për llogari të të pandehurës, ka pohuar prokurori në Kuvend. Janë gjetur prova të reja. Sigurisht 3 furgonët me përgjime, duhet të jenë bërë me kohë autobuzë.
Nga AKSHI qindra milionë euro llogari e prona në sekuestro. AKSHI-qare pa qeder fare. Abuzimi vazhdon. Gysi ende kontrollon. SPAK ka ngritur akuzë për Organizatë Kriminale. Çfarë po heshtet. Jo pak të dhëna mediatike rreth dosjes flasin për përgjime ku del emri i Linda Ranls, si dhe bashkëshortit të motrës së saj. Një biznesmen me kontrata jo të pakta nga AKSHI, e quajtur tani zyrtarisht Organizatë Kriminale.
Përse jemi në fazën LINDË-mbyllur?
Përse prokurorët nuk thonë cili është pozicioni në raport me hetimin në këtë dosje i Frangut, baxhanakut të Edi Ramës?!
Përse SPAK nuk shkon tek Edi Rama?!
Përse Edi Rama shpalli gjermanët armiq, ngaqë kërkojnë me këmbëngulje në Strukturën e Posaçme dhe kontribuojnë aty për hetimet e AKSHI-t dhe Porto Romano-s?! Mos harrojmë se biznesmeni i marrë peng nga akshiqarët, është në Gjermani me gjithë dëshmi e prova.
Përse agresorët oër llogari të Ballhapurve të dosjes nuk janë ende të pandehur?! Përse ndikimet e Lindëmbyllurve po firojnë nga Organizata Kriminale, duke gatuar amnisti?!
Pas kthimit nga vizita afro 10-ditore në USA të Klodian Brahos, Vladimir Marës, Dorina Bejkos, pritshmëritë nuk janë bëj siç ju thotë Kryeministri!! Atje keni lexuar e bashkëbindur se në Tiranë ka shumë emra për tu përballur. Dhe në kryelistë janë Rama, Balluku, Tao, e të tjerët në rradhë. Të dashur Spakistë, mos u jepni kohë ta shesin tre a katër herë Shqipërinë. Por u merrni edhe paratë e grabitjeve nga shitjet e derisotme dhe ua ktheni qytetarëve..janë miliarda. Bëjeni edhe ju ashiqare, ballas, e Spakxhindosur..!!! Mos e fikni institucionin ! Mbajeni ndezur! Jo thjesht për ndriçim..!!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :