Berisha: Politikat e qeverisë po çojnë në braktisjen e tokës dhe rritjen e çmimeve!
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me fermerët në zonën e Beratit dhe Kuçovës, ngriti shqetësimin për situatën e rëndë në bujqësi, duke paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike dhe sociale.
Berisha e cilësoi falimentimin e fermerëve si një dramë që prek jo vetëm familjet e tyre, por gjithë shoqërinë.
Ai theksoi se fermerët përbëjnë rreth 38-39% të popullsisë dhe kontribuojnë me 19% në prodhimin e përgjithshëm kombëtar, ndërsa sipas tij marrin vetëm 0.2% të mbështetjes financiare.
Berisha: Falimentimi i fermerëve është një dramë jo vetëm familjare e tyre, por është një goditje për të gjithë shoqërinë.
Ju, të dashur miq, sot jeni 38-39% e popullatës. Ju hipni 19% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.
Ju merrni si shpërblim për këtë, 0.2%. 0.2% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Nuk ka vend tjetër si kjo, si Shqipëria. Nuk ka asnjë vend tjetër. Nuk di.
Të marrim Kosovën. Këto ditë u mburrën, thanë, e bëmë 52 milionë. Le që gjysmën e ri marrin rroga ata edhe s’vijnë fare tek ju. 52 milionë. Shihni pak sa i ka Kosova.
Kosova i ka 200 milionë. Kosova ka 11.000 km katror. Kosova ka pra katërfishin e subvencionimit për fermerët që ka Shqipëria. Po.
Sigurisht, Maqedonia ka katërfishin. Mali i Zi, Mali i Zi 400.000 banorë, u jep fermerëve këtë vit rreth 75 milionë dhe këto nuk janë, këto nuk përfshijnë subvencionimin e naftës.
Këto janë mbështetje, grante për të, për shembull, për hektarë, për mbjell një hektarë grurë, për mbjelljen merr 250 euro, merr për plehrat 100 euro, merr për dhe nafta në fund merr 50 euro për naftën.
Pra, merr mbi 400 euro për hektarë. Merr mbi 6.000 euro për serat. Merr 600 euro për pemtoren. E kudo. Merr për litrin e qumështit. Merr për kilogramin e peshkut që mbarështon në, në ferma, peshku.
Kurse ky vjen dhe thotë, çfarë t’i thuash o burrë? Europa nuk jep më për naftën. Dhe bjer atë faturën të marrësh 10%. Një tallje. Mirëpo, çfarë sjell kjo?
Kjo sjell toka djerrë. Kjo sjell, largim masiv nga Shqipëria.
Kjo sjell importe. Shqiptarët ushqehen me zarzavate që vijnë nga fqinjët. Kjo sjell çmime stratosferike. 500 lekë, 400 lekë domatja në treg. 50 lekë e marrin import.
Dhjetëfish e shesin këtu. Pra, jemi në kushtet kur kjo qeveri sillet si një pushtues, si një, si një pushtues i keq ndaj qytetarëve.
Sillet ose aplikon, përdor politika të largimit të tyre nga, të falimentimit të fermave të tyre, të largimit të tyre nga Shqipëria.




