Rama dëshmitar’, Gjokutaj: Ai përdori çështjen ‘Partizani’, si një mashë politike, kundër opozitës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama në procesin gjyqësor për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Kryeministri Rama do të dëshmojë në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, periudhë gjatë së cilës u kryen procedurat që çuan në ndryshimin e destinacionit të truallit nga terren sportiv në truall ndërtimi. Vendimi i gjykatës vjen pas paraqitjes së dokumenteve nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ku pretendohet se firma e Ramës gjendet në aktet kryesore që i hapën rrugë privatizimit
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj gjatë një interviste në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, e cilësoi kryeministrin si një “dëshmitar kyç” të këtij procesi, i cili, sipas tij, nuk u mor në pyetje gjatë fazës së hetimeve paraprake nga SPAK, pavarësisht kërkesave të përsëritura me shkrim nga pala mbrojtëse.
Zoti Rama rezulton të jetë nënshkruesi i akteve kryesore të asaj prone, që nga ndryshimi i destinacionit të truallit deri tek finalizimi i lejeve të ndërtimit,” deklaroi Gjokutaj.
Ndërsa një datë specifike për dëshminë e kryeministrit Rama ende nuk është caktuar, është bërë e ditur se më 30 prill do të dëshmojë kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Radha e marrjes në pyetje të dëshmitarëve do të fillojë me ata të thirrur nga prokuroria dhe më pas do të vijojë me dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja.
Arnold Kariqi: GJKKO ka vendosur që kryeministri Edi Rama të thirret si dëshmitar në procesin gjyqësor për dosjen Partizani. Kërkesa u bë nga lideri i opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi dhe u pranua nga gjykata, teksa Rama do të dëshmojë në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Zoti Gjokutaj, çfarë mund të themi tashmë me këtë thirrje të kryeministrit Rama në GJKKO?
Genc Gjokutaj: Është hera e parë që Rama thirret në këtë çështje dhe Rama është një nga dëshmitarët kyç të këtij procesi, i pa thirrur gjatë hetimit paraprak, ndonëse i kërkuar nga ana jonë me disa herë me shkrim. Ata kanë refuzuar për ta thirrur dhe ndërkohë që zoti Rama rezulton të jetë nënshkruesi i akteve kryesore të asaj prone, që nga ndryshimi i destinacionit të truallit deri tek finalizimi i lejeve të ndërtimit. Gjykata sot vendosi thirrjen e e zotit Rama në cilësinë e dëshmitarit, mbi kërkimin tonë, jo të akuzës. Por nga ana tjetër, sot gjykata për të lehtësuar sigurisht zotin Rama, nuk pranoi provat tona të cilat vërtetojnë katërcipërisht ndikimin politik në këtë çështje. Sepse ne kemi thënë që kjo çështje nuk ka fakt penal, por është ka fakt politik. Janë thirrjet e zotit Rama në asamblenë socialiste dhe disa materiale të tjera, të cilat gjykata nuk pranoi që t’i shqyrtonte, ndonëse gjatë seancave neve na kishte premtuar që do të shprehej në vendimin përfundimtar.
Arnold Kariqi: Pra ju i referoheni deklaratave të kryeministrit kur urdhëronte SPAK-un që të hetonte apo të arrestonte Berishën nga kongresi i PS-së.
Genc Gjokutaj: Absolutisht dhe zoti Rama është një nga iniciatorët e këtij procesi. Kallëzuesi është zoti Taulant Balla, edhe ai në cilësinë e dëshmitarit, por që është pyetur gjatë hetimit. Dhe absolutisht që zoti Rama është iniciatori dhe që e ka mbajtur në këmbë këtë çështje si një mashë politike, në funksion të politikës së tij kundër opozitës.
Arnold Kariqi: Avokat, Rama thirret në cilësinë e dëshmitarit, thirret për t’u pyetur apo si përgjegjës i asaj që unë thashë në nisje të intervistës, është pikërisht ai që ka firmosur ndryshimin e destinacionit. Pra mund të kemi zhvillim surprizë apo?
Genc Gjokutaj: Prokurori duhet ta kishte konstatuar që në fazën e hetimit personat përgjegjës në lidhje me këtë çështje, pasi zoti Berisha nuk flitet për dhëndrin e zotit Berisha, një pronar real, e kemi thënë me dhjetëra herë këtë histori, ndërsa procedura me zotin Rama, ai nuk është pyetur fare, nuk është thirrur fare, as për t’u pyetur si dëshmitar. Dhe cilësia e tij në këtë proces është ajo e dëshmitarit. Ai ka detyrimin që të paraqitet për të dëshmuar në lidhje pikërisht me këto fakte që unë ju përshkrova. Dhe në lidhje me pozitën procedurale të zotit Rama, nuk mund të vendosim ne. Ne mund të kërkojmë, por është titulli i ndjekjes penale është, prokuroria, pra posaçërisht SPAK-u. Ne jemi në këtë fazë, ku gjykata ka vendosur të thërrasë zotin Rama në lidhje me këtë çështje. Tjetër element i këtij vendimi, në qoftë se keni kuriozitet, është fakti që gjykata ka përjashtuar të gjitha provat që kemi paraqitur në lidhje me vendimmarrjen e zonjës Irena Gjoka, për të cilën ne kemi kërkuar papajtueshmëri për shkak të historisë së saj që tashmë është bërë e ditur dhe ato nuk janë paraqitur, nuk u pranuan nga kjo gjykatë. Kështu që, ky është një vendim pozitiv në pikëpamjen e thirrjes së zotit Rama në proces, por nga ana tjetër gjykata ka bërë të pamundur deskriptimin e thelbit politik të kësaj çështjeje, e cila do të provohej pikërisht me këto elemente që unë thashë, prova që ne i kemi depozituar në gjykatë, por që nuk ka pranuar sot me këtë vendim që t’i marrë në shqyrtim.
Për dijeninë tuaj, në ditën që zoti Rama do të pyetet si dëshmitar, zoti Berisha do të jetë prezent në sallë, ballë për ballë tij dhe do të bëjë pyetjet që ai ka vendosur që t’ia drejtojë zotit Rama.
Arnold Kariqi: Dimë që 30 prilli do të jetë Taulant Balla, por ka një datë kur do të jetë kryeministri Gjokutaj apo nuk e dimë ende?
Genc Gjokutaj: Nuk ka ende një datë sepse radha e shqyrtimit të provave fillon me provat e prokurorit dhe pastaj me provat e mbrojtjes. Kështu që ende nuk kemi një datë të saktë, por kemi faktin që zoti Rama është dëshmitar në çështjen e klubit Partizani.
Arnold Kariqi: Dëshmitar në cilësinë e ish-kryebashkiakut.
Genc Gjokutaj: Po, patjetër kur ishte në detyrë. Sepse e gjithë kjo procedurë që unë ju shpjegova juve, është në kohën kur kur zoti Rama ka qenë kryetar i bashkisë. Dhe me këtë gjykata nuk ka bërë ndonjë tolerim. Gjykata nuk mund ta anashkalonte thirrjen e zotit Rama, pasi nga ana e prokurorisë, pavarësisht se prokuroria, sepse këtu është thelbi i gjithë çështjes, prokuroria qartazi ka bërë një mbrojtje ligjore zotit Rama, pa e thirrur as si dëshmitar, e kupton, gjykata e ka thirrur pasi janë thirrur dëshmitarë anëtarë të agjencisë së trajtimit të pronave, komisionit të kthimit të pronave dikur, që merrnin urdhër nga zoti Rama dhe dhe nuk ishte thirrur urdhërdhënësi, zoti Rama. Kështu që hetimi ishte i paplotë dhe thirrja e zotit Rama është një procedurë krejt normale, për të dhënë shpjegime për aq sa atij i takon në pozicionin e kryetarit të bashkisë…




