Vasili: Autobusët urban nuk i kompenson Qeveria, ndërsa oligarkëve u kompensonte hekurin e çimenton!
Nga Petrit Vasili/
Edhe pak transport urban në Tiranë mori një goditje të rëndë nga reduktimi i autobusëve në masën 40% në mungesë të kompensimit për rritjen e çmimit të karburanteve.
Pra një shërbim jetik pa të cilin nuk bëjnë dot dhjetëra mijëra qytetarë nuk kompensohet nga qeveria e kusarëve rilindas.
Është po kjo qeveri e pacipë që në vitin 2022 me Akt Normativ ju kompensonte rritjen e çmimit e hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut, oligarkëve që përfitonin tenderat e qeverisë por që sot për transportin urban nuk lëviz gishtin.
Pra tenderxhinjtë e qeverisë kompensohen bujarisht që të mos ju lëvize leku ndërsa qytetarët mesohen me dhjetëra nëpër stacionet e autobusit.
Këta të qeverisë i kujtojnë shqiptarët si vetja e tyre që pijnë verë 30 mijë euro shishja.
Qeveria është bërë njësh me oligarkët nga të cilët merr dhe ndan përfitime të ligjshme e të paligjshme pa fund.
Qytetari është krejt i pafuqishëm dhe i pambrojtur përpara kësaj situate që ja pamundëson edhe vajtjen në punë për mungesë transporti.




