Dështon samiti i Ramës, Boçi: Diaspora i kthen shpinën, nuk pranon të përdoret si ‘dekor

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi se shqiptarët në Selanik po refuzojnë Samitin e Diasporës, duke e cilësuar atë një aktivitet propagandistik të kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se diaspora kërkon zgjidhje konkrete për problemet reale, ndërsa qeveria ofron ceremoni dhe fasadë.

Postimi i plotë:

SAMITI I PROPAGANDËS

Shqiptarët e Selanikurt refuzoj ë samitin e Ramës.

Për ta Samiti i diasporës nuk po organizohet si forum i shqiptarëve jashtë atdheut, por si panair propagande për hallin politik të Ramës.

Kur diaspora kërkon zgjidhje për problemet reale dhe qeveria i ofron ceremoni, foto dhe fasadë, kjo nuk është përkujdesje, por tallje.

Refuzimi që po i bëhet këtij samiti nga zëra përfaqësues të komuniteteve shqiptare është prova se diaspora nuk pranon më të përdoret si dekor për kredibilitetin e një pushteti që nuk e dëgjon.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :