40 kryebashkiakë socialistë nën hetim’, Liçaj: E majta nuk ka i fituar kurrë ndershëm zgjedhjet
Aktivisti Neritan Liçaj, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Partia Socialiste do të synojë të fitojë të gjitha bashkitë në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke e interpretuar këtë qëndrim si një paralajmërim të hapur për manipulim të procesit zgjedhor dhe si një mesazh politik që nënkupton mungesë gare të ndershme në zgjedhje.
Sipas Liçajt, kjo deklaratë përbën “kryeveprën” që parashtron mënyrën se si mund të kontrollohet apo të deformohet vullneti elektoral në vend.
Ai ktha se që nga viti 1944 e deri më sot, e majta nuk ka arritur të sigurojë fitore elektorale të ndershme, por është mbështetur në metoda të diskutueshme dhe rrethana politike të kontestuara historikisht.
Në vijim të deklaratave të tij, Liçaj është ndalur edhe te situata aktuale e pushtetit vendor, ku rreth 40 kryebashkiakë të Partisë Socialiste ndodhen ose nën hetim për korrupsion të nivelit të lartë, ose në arrati, ose në burg, çka e bën të pamundur që mazhoranca të paraqitet me “fytyrë morale” përballë qytetarëve në një proces zgjedhor.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se mungesa e kredencialeve politike dhe morale, e delegjitimon kërkesën për votë dhe e kthen garën elektorale në një proces të pabarabartë, ku fitorja politike, interpretohet më shumë si rezultat i kontrollit të pushtetit sesa i një konkurrimi të ndershëm demokratik.
Deklarata e plotë:
“E majta, që nga 1944 që pushtoi Shqipërinë e deri më tani nuk ka fituar një herë ndershëm. Po doni e analizojmë.
Një herë të fitojë ndershëm apo të dali me kredenciale politike dhe të fitojë, asnjëherë nuk ka ndodhur. O me banda, o me kriminelë, o me vrasje, o në prehrin e armiqve më të mëdhenj të Shqipërisë, kështu ka qenë.
Me çfarë fytyre do dali ky që do me marrë më tepër bashki, përpara shqiptarëve për zgjedhje lokale? Ka 40 kryebashkiakë, duke filluar që nga Shukriu me me brekët me vrima, e deri te Erion Isai, e dreqi, e shejtoni, që i ka o në arrati, o të hetuar për korrupsion të lartë, o në burg.
Tani, që t’i dalësh shqiptarëve me një ofertë tjetër politike, se zgjedhjet lokale janë zgjedhje politike, ti e para një herë duhet të kesh një fytyrë që të dalësh përpara. Duhet të kesh një fytyrë.
Të thuash (siç ndodh në demokraci) unë kam këto kredenciale politike, kam këto arritje, kam këta njerëz, kam bërë këto punë, kam këto stafe, kam dhe këto plane.
Ore të paktën të kesh fytyrë morale të më dalësh përballë. Dhe pa pasur fytyrë, ai thotë do fitoj më tepër unë. Pra do vjedhi më tepër.
E dyta. Shohim tani me çfarë janë deklaruar. Me çfarë fytyre do vijë të më kërkojë mua votën Erion Braçe?
Një rrugaç që i fliste një femre në parlament me atë farë gjuhe. E kemi dëgjuar të gjithë. Një palaço, që e kapën duke vjedhur vota vjet, në zgjedhjet e fundit. Një mashtrues ordiner.
Një degradim politik dhe njerëzor, do vish të më kërkosh mua votën si Tironc? Ku e ka imazhin e mirë Brace ? Po lere të mos ma bëj mua teatrin ai, sepse ai ka firmosur kur ishte zëvendëskryeministërVKM-në për të kaluar tokën e teatrit bashkisë.
Me moral ai s’duhet të jetë më deputet se ka shkelur kushtetutën. Dhe këto janë fakte”.




