Bardhi thirrje qytetarëve: 17 prilli është dita për t’i thënë ndal korrupsionit dhe keqqeverisjes
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka bërë një thirrje publike për mobilizim qytetar më 17 prill, duke e cilësuar këtë datë si një moment simbolik për qëndresën kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e shtetit ligjor në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thekson se 17 prilli duhet të shërbejë si një mesazh i qartë politik dhe qytetar kundër asaj që ai e cilëson si keqqeverisje, vjedhje dhe padrejtësi që po rëndojnë mbi çdo qytetar shqiptar.
Ai nënvizon se opozita dhe qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përballë kësaj situate, duke e parë këtë si një moment kyç për të ardhmen e vendit
Sipas Bardhit, Shqipëria ka nevojë për një kthesë të fortë drejt sundimit të ligjit dhe standardeve evropiane, ndërsa akuzon qeverinë se po vepron në dëm të interesave të qytetarëve.
Postimi i plotë:
17 prill është mesazh se ne qëndrojmë kundër korrupsionit, vjedhjeve. Ne qëndrojmë për shtetin ligjor, për të ardhmen evropiane.
Ndaj të bashkohemi kundër këtij ndëshkimi që i bën Ramaduro çdo qytetari shqiptar.




