PAMJE/ Bordi i ‘Transparencës, dy orare brenda pak minutave për të rritur çmimet e karburanteve
Bordi i Transparencës vendosi më 28 mars 2026 rritjen e çmimeve të karburanteve, ku nafta do të shitet deri në 218 lekë për litër dhe benzina deri në 181 lekë për litër.
Fillimisht u njoftua se çmimet do të hynin në fuqi në orën 22:30 të mbrëmjes, por pak më vonë u bë e ditur se zbatimi do të niste në orën 10:30 të paradites.
Ky ndryshim i menjëhershëm i orarit ka krijuar paqartësi.
Ndërkohë, në shumë pika karburanti në Tiranë, çmimet janë rritur edhe më herët se orari i njoftuar. Operatorët kanë ndryshuar tabelat pa pritur hyrjen zyrtare në fuqi të vendimit.
Edhe pse vendimi mban emrin “Bordi i Transparencës”, ndryshimi i orareve dhe zbatimi i parakohshëm nga karburantet ka ngritur pikëpyetje për mënyrën si po zbatohet vendimi në praktikë.
NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS (i pa modifikuar):
Bordi i Transparencës në datë 28 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Mars ora 10.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.




