Edhe Fasoneritë po braktisin Shqipërinë!

Edhe Fasoneritë po braktisin Shqipërinë!

Nga një histori suksesi që punësonte mijëra gra në Shqipëri, fasoneritë po përballen sot me një realitet të ashpër: kontrata që zhduken, fabrika që mbyllen dhe biznese që largohen drejt vendeve më të lira. Mes rënies së euros, rritjes së kostove dhe mungesës së politikave të qarta, një sektor kyç i ekonomisë shqiptare po shkon drejt kolapsit.

Ardhjet e para të kontratave nga jashtë për marka botërore në Shqipëri, rreth vitit 2017 e deri në 2022, ku pati edhe kulmin e lulëzimit, bënë që fasoneritë të nisnin të shiheshin si mundësi punësimi për dhjetëra mijëra zonja, kryesisht në zona rurale apo qytete ku të punësohesh nuk është aspak e lehtë!

Fabrikat pranë Vorës, rrethinave të Kurbinit, Lezhës e më vonë Shkodrës, Tiranës, Vlorës, sollën një zhvillim pozitiv ekonomik.

Të dhënat e vitit 2022 nga Bilanci i Pagesave i Bankës së Shqipërisë tregonin se të ardhurat nga sektori i fasonerisë, por edhe të ardhurat nga punonjësit sezonalë apo kufitarë jashtë vendit, po regjistronin nivelet më të larta historike.

Por sot, teksa ACQJ vizitoi një nga fasoneritë e Shkodrës, pronarët tregojnë se ky biznes po shkon drejt falimentimit. Madje, disa fabrika në këtë qytet po mbyllin dyert në Shqipëri për t’i transferuar në vende si Azerbajxhani apo në vendet e Afrikës, ku po aplikohen favorizime fiskale për sipërmarrësit.

“Rënia e euros, por edhe mungesa e kontratave, sepse kostot janë më të lira në vende të tjera, na kanë bërë të kalojmë kohë shumë të vështira. Aktualisht kemi vetëm një kontratë, ndërsa dikur kishim me dhjetëra. Kjo na detyron të reduktojmë stafet dhe pagesat”, na thotë pronari i fasonerisë.

Këtë krizë e pranon edhe ministrja Delina Ibrahimaj, e cila thotë se do të ketë një ligj të ri brenda vitit 2026 për produktet ‘Made in Albania’!

“Një komponent tjetër është ligji që do të miratojmë brenda vitit 2026 për ‘Made in Albania’, i cili synon promovimin e produkteve vendase brenda dhe jashtë vendit, ndërtimin dhe mbrojtjen e brandit ‘Made in Albania’ dhe nxitjen e eksporteve të produktit shqiptar”, thotë Ibrahimaj.

Por, për deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, ky sektor ka një kompleks problematikash.

“Kriza e fasonit nuk është e papritur dhe as e izoluar, por është rezultat i tre faktorëve të kombinuar që kanë rritur ndjeshëm kostot dhe kanë ulur konkurrueshmërinë:

Rritja e pagës minimale dhe e sigurimeve shoqërore.
Rritja e pagës minimale ka sjellë rritje të menjëhershme të sigurimeve që paguhen nga punëdhënësit dhe punëmarrësit, duke shtuar me rreth 30% barrën e kostove për sektorin.

“Kjo e ka rritur ngarkesën e shpenzimeve me 30%, që do të dalin nga xhepi i punonjësve dhe punëdhënësve,” – theksoi Tabaku.

Taksimi i inputeve me 8–15%.
Deputetja e PD-së thotë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që aplikon këtë nivel taksimi për inputet e prodhimit, duke e bërë produktin shqiptar më të shtrenjtë dhe më pak konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

“Në total, taksat e rrisin me 30% shtesë koston e produkteve,” – u shpreh ajo.

Zhvlerësimi i euros.
Rënia e euros ka pasur “pasoja katastrofike” për eksportuesit, pasi të ardhurat realizohen në euro, ndërsa kostot paguhen në lekë.

Ndërkohë, zonjat e fasonerisë shprehen se, edhe pse është një punë e vështirë, jo e paguar për mundin që ka, kjo punë së paku i ndihmon të kontribuojnë në familje dhe se reduktimi i stafit i tremb, sepse mund të gjenden pa punë në të ardhmen.

Qeveria, ndërkohë, zgjidhje të ngërçit sheh digjitalizimin e sektorit, por nuk ka një qartësi se si do të veprohet me forcën punëtore.

“Ne kemi diskutuar për nevojën për reformim të këtij sektori, për nevojën për rritje të kapaciteteve të makinerive, për nevojën për automatizim të këtij sektori, por mbi të gjitha për nevojën që ky sektor duhet të prodhojë produkt me cikël të mbyllur dhe kemi qenë të gatshëm që ta mbështesim sektorin në forma të ndryshme”, shprehet ministrja.

Viti 2025 u mbyll me bilanc negativ në tregtinë e mallrave. Eksportet gjatë vitit të kaluar arritën në vlerën 3.4 miliardë euro, me rënie prej 6.1% krahasuar me vitin paraardhës, kur ishin në vlerën 3.6 miliardë euro.

Sektori i fasonerisë është në një kolaps dhe, mbi të gjitha, pa një plan konkret se si duhet vepruar për të ndalur rënien e këtij sektori./ Denada Jushi, acqj.al

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news