Sokol Bizhga pezullon nga detyra të besuarin e Ilir Prodës

Sokol Bizhga pezullon nga detyra të besuarin e Ilir Prodës

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, firmos urdhrin e parë përmes të cilit pezullon nga detyra Ulian Shpataraku, një nga njerëzit më të besuar të ish-kryepolicit, Ilir Proda.

A2 CNN raporton se shkaku i shkarkimit ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”.

Ulian Shpataraku kishte funksionin Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. (A2 Televizion)

Share it :