Reshjet intensive shiut kanë ranë gjatë natës së mbrëmshme në Lezhë teksa janë krijuar probleme në fshatin Fishtë. Mësohet se nga reshjet e shiut është dëmtuar ura në afërsi të Kishës së Fishtës.
Përshkak të dëmtimit të urës ajo është e pakalueshme. Gjithashtu intensiteti i shirave kanë rritur edhe nivelin e lumit Drin si pasojë e prurjeve të shumta.
Nga rritja e nivelit të ujit shumë banesa janë rrethuar nga uji ndërsa janë në rrezik të përmbyten shumë të tjera.




