SPAK/ Mesazhet per Gazmend Bardhin ishin te rreme

SPAK ka reaguar pas letrës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi për mesazhet e ardhura në adresë të tij në aplikacionin Signal, ku përmendeshin emrat e disa personazheve të krimit.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se mesazhet kërcënuese në apklikacionin Signal, të nisura drejt figurave politike në vend janë të manipuluara.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

“Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal. 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :