Emri/ foto!E rëndë Itali, 37-vjeçari shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes të së dielës në Pisa të Italisë, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi me furgonin e tij pas orës 21:00, kur dy burra e qëlluan në kokë dhe më pas u larguan me vrap.

Disa fqinjë thanë se panë dy persona duke u larguar me një motoçikletë pas të shtënave, por nuk është e qartë nëse ata janë të lidhur me krimin. 37 vjeçari që mbeti i vrarë ishte i martuar me dy fëmijë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :