29-vjeçari humbi jetën në Martanesh/ Reagon KSSH: Minierat janë kthyer në galeri vdekjesh, shteti amniston shkelësit

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëdë që ndodhi sot në një minierë të Martaneshit ku humbi jetën minatori Armond Peshku dhe u plagos miku i tij Hajdar Balla.

Në një reagim në rrjete sociale, KSSH shkruan se minierat në vendin tonë janë kthyer në galeri vdekjesh dhe se shteti amniston shkelësit.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë bën thirrje më tej që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa kërkon nga Inspektoriati I Punës të rris intensitetin e kontrolleve në galeritë dhe minierat.

“Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit! Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala. Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës. KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave” thuhet ne reagimin e KSSH.

Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :