Sot i jepet lamtumira e fundit policit që u vra në Fier, Azgan Mernica ende në arrati

Novruz Cenalia do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit ndërsa në orën 10:00 do të bëhen homazhe në nder të tij.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ju informon se më datë 15.05.2024, në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit, zhvillohet ceremonia homazh në përkujtim dhe mirënjohje të kolegut tonë që ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, Nevruz Cenalia”, njoftimi i policisë.

Ndërkohë vrasësi i efektivit të ‘Shqiponjave’ vijon arratinë. Policia në kërkimet e saj ka pësuar zhvendosje të shumta gjatë 24 orëve të pas ngjarjes por pa mundur të bjerë në gjurmët e 23- vjeçarit nga fshati Sulaj i Fierit.

Megjithatë, policia ende beson se ai mund të gjendet mes Fierit dhe Gjirokastrës i strehuar tek ndonjë banesë e braktisur. Por sa më shumë orë kalojnë aq më shumë zvogëlohet mundësia për ta vënë në pranga, aq më tepër kur dihet se i riu është edhe i armatosur. Sipas të dhënave të nënës së tij, personit që ka qenë me të në makinë në momentin që ka kryer krimin e rëndë, mësohet se ai e ka çuar te shtëpia e dajës së tij dhe e ka lënë aty, duke lënë në makinë edhe telefonin, një mundësi për ta gjurmuar. Policia ka kryer një mori shoqërimesh, të gjitha njohje të të riut, por nuk ka mundur të vërtetojë asnjë ndihmë të dhënë prej tyre.

Kështu edhe pse kanë kaluar gati dy ditë nga vrasja e efektivit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar, shtetasin Azgan Mërnica. Kontrollet e policisë tashmë janë shtrirë edhe më gjerë, pasi autori ka dyshime se është larguar drejt Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është pare ne Gjirokastër. Autoritetet po verifikon informacion e marrë dhe për ketë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund te tentoje të kalojë kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë në fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen ne stane, në tunele etj.

Duke parë më me detaje aktin e frikshëm që e çoi një të ri, vetëm 23 vjeç, t‘i marrë jetën një efektivi policie për një sherr banal, vetiu kërkohen shkaqe të shumta deri në familje. Prej dy ditësh, në lidhje me familjen Mërnica janë mësuar detaje të shumta që kanë të bëjnë me praninë në një mori ngjarjesh të rëndë. Përveç të vëllait, Kirit, 25 vjeç, i cili është dënuar tashmë për masakrën ndaj Florjan Selimit, të riut me origjinë nga Tropoja, thuhet se me probleme të mëdha me ligjin ka edhe xhaxhanë e tij, Robert Mërnica, 47 vjeç.

Ky i fundit është i shpallur në kërkim që prej prillit të vitit 2021, ku bashkë me Kirin, një tjetër nip të tijin dhe një shok të tyre tentuan të vrisnin Pashk Palnikajn. Edhe me Palnikajn sherri, sipas policisë dhe prokurorisë së Fierit ishte thuajse i njëjtë: përse na sheh?! Por të dhënat që kanë shoqëruar bëmat e familjes së autorit të vrasjes së efektivit të policisë i shtohet edhe një krim që sipas të dhënave të policisë e ka kryer më herët i ati i tij, Petrit Mernica, i cili sipas informacioneve ka vrarë kunatin e tij. Po ashtu mësohet se Sadri Selaci, personi që është arrestuar për masakrën e gushtit të 5 vjetëve më parë ku u vra në mënyrë barbare Selimi, është djali i vëllait të nënës së autorit. Pra Kiri Mërnica, sipas policisë, e kreu krimin bashkë me djalin e dajës së tij.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 13:15 të 13 majit, në fshatin Baltëz dhe ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit, i cili ishte me uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte shërbimin kur u përball në rrugë me 23-vjeçarin, i cili udhëtonte me një mjet tip Audi së bashku me nënën e tij.

“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e Azgan Mernicës, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.

“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë. Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica. Ndërkohë policia ka dhënë shpërblim 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit të krimit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.