Roan Brahimi (Sidorel Prendi) mbeti i vdekur në një atentat mafioz në Greqi dy ditë më parë. Brahimi u ekzekutua nga dy persona që lëviznin me motoçikletë, teksa po parkonte mjetin e tij.
Në momentin që ndodhi atentati kanë qenë të pranishëm edhe bashkëshortja dhe djali i vogël i Brahimit, të cilët i shpëtuan plumbave.
Brahimi dyshohet se ka gisht në vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mats në Larushk të Fushë-Krujës.
Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj (Brahimi), rezulton të ketë lidhje familjare me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Beqaraj, sipas burimeve të policisë së Tiranës në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, si edhe dyshohet se janë përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.
Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizatorë, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.




