Aksident me vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin Delvinë-Kardhiq.

Ka qenë një grup motoristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur Kthesa e Senicës, njëri prej tyre ka dalë nga rruga. Viktima është identifikuar si Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share it :