Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në autostradën Lezhë – Tiranë.

Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar. Vladimir Muhja, 50 vjeç është viktima. Nga të dhënat e para thuhet se personi në fjalë ka qenë këmbësor, duke levizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë.

Po punohet për zbardhjen  dhe rrethanat në ta cilat ka ndodhur ngjarja.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :