“Po bëjnë avokatin e Olsi Ramës”/ Bardhi pas mbledhjes me grupin e PD: Nesër duhet të ishte debat me mocion

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas përfundimit të mbledhjes me deputetët demokratë ka folur për mediat.

Bardhi tha se në seancë e nesërme në Kuvend duhet të kishte debat me mocion, ndërsa shtoi se deputetët në parlament po bëjnë avokatin e Olsi Ramës.

“Nesër duhet të ishte mocion me debat në parlament. Deputetët po bëjnë avokatinë e Olsi Ramës.

Edhe pse kemi kallëzuar Olsi Ramën prej 1 muaji, nuk kemi përgjigje se çfarë bënte vëllai i kryeministrit në një makinë me autorët?

Grupi parlamentar i mazhorancës beson se Kuvendi është mbi gjithçka. Janë rrëzuar institucione të rëndësishme për demokracinë”, u shpreh Bardhi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :