Berisha zbardh skemën si vidhte Agasi dhe Frangu: Gjithçka nisi me një vendim të vitit 2017 të Ramës!

Berisha zbardh skemën si vidhte Agasi dhe Frangu: Gjithçka nisi me një vendim të vitit 2017 të Ramës!

Linda e Surrelit dhe kunati i saj u bënë padronë të çdo prokurimi në fushën e IT-

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka zbardhur skemën si vidhte Agasi dhe Frangu.
Berisha tha se, gjithçka nisi me një vendim të vitit 2017 të Ramës! Ai theksoi se, Linda e Surrelit dhe kunati i saj u bënë padronë të çdo prokurimi në fushën e IT

Berisha: Ergys Agasi në çdo hap përfaqësonte Ramën dhe ishte vetë Rama.
Në një rast, një shtetase shqiptaro-gjermane, e cila paraqet ofertë pikërisht në fushën ku ishte absolut Armand Frangu, në fushën e pajisjeve kompjuterike për shkollat, dhe kjo kalon një proces kafkian.
Kjo zonja.
Dhe në fund për të shpëtuar, për të dalë nga ai proces, paguan edhe 1 milion dollarë ryshfet.
Kurse Rama i AKSHI-t ose Ergys Agasi, pasi rregullonte tenderat, merrte për to minimumi 1 milion euro gjobë dhe bëri në një vit 11 milionë euro.
Historia e suksesit, thotë Rama, sepse paratë janë të Ramës, ndahen me Ramën.
Përveç sa vidhte Armandi, që mori për inteligjencën artificiale 75 milionë euro dhe ajo nuk ekziston. Inteligjenca artificiale e Armand Frangut është identik me djegësin e Tiranës, as nam as nishan nuk ekziston.
Por nuk mjaftnin këto, por edhe të tjerë duhet të paguanin ryshfete të majme, milionëshe.
Pse kjo dhe si ka mundësi?
Po, tenderat në fushën e high tech janë tenderat në të cilat mund të spekulohet në mënyrën më të jashtëzakonshme.
Në këtë fushë, mund të luhet me çmimet në mënyrë të paimagjinueshme.
Urdhëroni, tenderi 75 milionë euro për përmirësimin e inteligjencës artificiale që nuk ekziston.
Arben Ahmetaj ka paraqitur dokumente zyrtarë se si krye-peshkaqeni Armand Frangu, dhe u them medieve mos u trembni dhe damkosni Ramën, Lindën dhe kunatin e tyre, me fatura ka sjellë kompjutera për shkollat në Shqipëri dhjetëfishi i çmimit me të cilin ato shiten në dyqanin e shitjes me pakicë në Vjenë.
E kuptoni se çfarë ndodh në këtë fushë?
Fitimet në këtë fushë janë më të mëdha se me kokainë.
Në AKSHI është fjala. AKSHI është agjenci shtetërore.
Si erdhëm këtu?
Dora vetë Edi Rama.
Në vitin 2017, Edi Rama me një vendim të shkruar nga kunati i të shoqes, vendos që të gjitha tenderat në fushën e IT në Shqipëri të bëhen nga AKSHI.
Pra, Linda e Surrelit dhe kunati i saj, të bëheshin padronë të çdo prokurimi në fushën e IT, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Dhe kjo solli pastaj pishinën e peshkaqenëve apo kopshtin privat të Edi Ramës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :