Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, krye-peshkaqeni i pishinës është Armand Frangu!

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, krye-peshkaqeni i pishinës është Armand Frangu!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, krye-peshkaqeni i pishinës është Armand Frangu!
Ai tha se, kjo aferë, të cilën Edi Rama mburrej me AKSHI-n, e quante atë histori suksesi, rezulton të jetë historia më mafioze në historinë e një shteti.

Berisha: Tani, qytetarët kanë dëgjuar në mënyrë të përsëritur se afera e AKSHI-t është njëra nga aferat më të zeza, më të mëdha në historikun e regjimit të hajdutëve të Edi Ramës.
Kjo aferë, të cilën Edi Rama mburrej me AKSHI-n, e quante atë histori suksesi, rezulton të jetë historia më mafioze në historinë e një shteti.
Edhe njëherë, dhe një mijë herë për çdo shqiptar, strumbullari i të gjithë aferës së AKSHI-t është çifti Rama, Edi dhe Linda Rama sepse përfituesi i qindra tenderave, për të cilët janë marrë peng biznesmenë, për të cilët AKSHI është shndërruar në pishinën e peshkaqenit, siç thotë peshkaqeni Ermal Beqiri, strumbullari është Armand Frangu, është baxhanaku i Edi Ramës, është Linda Rama dhe Edi Rama.
Shpreh vlerësimin tim maksimal për të gjithë gazetarët investigativë dhe jo investigativë, të cilët po zbërthejnë dosjen e AKSHI-t.
Por njerëzisht u kërkoj, mos injoroni dhe mos u trembni t’u thoni shqiptarëve të vërtetën se Armand Frangu është krye-peshkaqeni i AKSHI-t.
Se Ergys Agasi, Ermal Beqiri, kanë vepruar që të gjithë në funksion dhe në bashkëpunim me Armand Frangun.
Se Sali Berisha, në vitin 2024, ka paraqitur para publikut regjistrimin ambiental të bërë bisedës së Gerond Meçes me një person tjetër që do merrte pjesë në tendera.
Dhe se në atë bisedë, Gerond Meçe i thotë: kompania ABS është e Frangut, e baxhanakut, pavarësisht se është e regjistruar në emër të Gerondit.
Dhe se fituesit e tenderave, natyrisht i përcakton patronazhistja Linda Rama.
Çfarë ka treguar dosja?
Ka treguar një gjë shumë interesante.
Biznesmenët që donin të marrin pjesë në tendera, i priste Mirlinda e gjorë e AKSHI-t, të cilin avokati Edi Rama, për të shpëtuar Lindën e Surrelit, për t’ia mbyllur gojën për Lindën e Surrelit, e paraqet si të varfër që ka gjetur një apartament okazion me qira. Apartamenti o miqtë e mi, 210 metra, një vrap kali. Apartamenti i Lindës që banon bashkë me djalin, 210 metra.
Por kur biznesmenët paraqiteshin tek kjo, Linda e AKSHI-t i dërgonte ata tek Ermal Beqiri në hotele luksoze.
Dhe Ermal Beqiri u deklaronte atyre se AKSHI është një pishinë peshkaqenësh.
Imagjinoni ju se çfarë suksesi është AKSHI i Edi Ramës.
Je futur në pishinë peshkaqenësh dhe tani duhet të takosh Ergys Agasin.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :