Pas takimeve te pandalshme qe zhvillon ne te gjithe zonat e bashkise Tirane, kandidati i opozites Belind Kelliçi ka deklaruar me bindje se do ta fitoje garen ne 14 maj.
“Këtë punë e kam marr përsipër dhe do e çoj përpara, duke qenë i pari në terren dhe i fundit në shtëpi. Jap garanci të plotë se Tirana pas 8 vitesh do ndërrojë kurs. Ndryshimi është i mundur dhe unë me ekipin tim po punojmë çdo ditë që qytetarët e Tiranës të kenë një mundësi të artë më 14 maj.”









