Keni humbur përqëndrimin?Ja se si mund ta riktheni.
Sipas një studimi të bërë vitin e kaluar nga Microsoft është zbuluar se shifra mesatare e të qëndruarit të vëmendshëm ishte 8 sekonda.Këto këshilla do t’iu ndihmojnë ta riktheni përqëndrimin tuaj në punë.
1.Bëni pak pushim
Jepini vetes mundësinë të bëni dy pushime të shkurtra gjatë një ore.Truri ka nevojë që të pushojë për pak derisa të riaktivizohet duke iu bërë më të përqëndruar në punë.
2.Fikni celularin
Telefonatat që bëni apo mesazhet që dërgoni iu shpërqëndrojnë nga puna që bëni.Sipas një studimi të kryer në universitetin e Floridës njerëzit që mernin mesazhe ose telefonata gjatë kohës kur punonin, bënin më shumë gabime se ata që nuk e mbanin telefonin gjatë orarit të punës.Ajo çfarë duhet të bëni është ta largoni celularin ose ta vendosni të heshtur në mënyrë që mos t’iu pengojë.
3.Mos bëni shumë gjëra njëkohësisht
Hani darkë,shikoni televizor dhe mereni me njoftime,procesverbale?Përzgjidh dy nga aktivitetetet ose një prej tyre.Sipas një studimi në vitin 2010 në shkencë thuhet se truri juaj nuk mund të mbajë më shumë se dy detyra në të njëjtën kohë.Një pjesë e trurit e quajtur pjesa paraballore e mesit ndihmon në ndarjen e punëve që gjysma e trurit të merret me një detyrë kurse gjysma tjetër të fokusohet në atë të dytën.
4.Praktika
Gjatë pushimeve në shtëpi apo në punë merrni disa qëndrime,merrni frymë thellë dhe përqëndrohuni në frymëthithjen dhe frymënxjerrjen.Kjo teknikë budiste ka treguar se përmirëson performancën mendore duke e fokusuar në të tashmen dhe jo të humbë në mendime gjatë ditës.




