Zbardhet lista për Tiranën/ Emrat e këshilltarëve të propozuar nga PD-ja, pjesë koordinatorët dhe krerët e departamenteve

Gëzim Saliu

keshilli bashkiakLSI propozon listën me 60% pjesë nga LRI-ja, kryeson Erisa Xhixho dhe Shezai Rrokaj

Pas publikimit të emrave dy ditë më parë nga Partia Socialiste, ishte Partia Demokratike ajo që bëri të ditur dje listën me 61 personat e përfshirë në propozimet e forcës më të madhe opozitare për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ajo që vihet re në listën e PD-së për “parlamentin” e Tiranës është se një pjesë e mirë e saj janë emra të koordinatorëve dhe krerëve të departamenteve të krijuar së fundmi në parti pas ristrukturimit të saj pas zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme. Kështu, lista kryesohet nga koordinatorja Reila Bozdo, e cila së fundmi ka marrë rol kryesor edhe në fushatën e kandidatit të së djathtës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova. Pas saj janë në listë Njazi Kosovrasti dhe Zana Guxholli, por nuk mungojnë koordinatorët e tjerë, si Dritan Shano, Mateo Spaho apo Julian Deda. Ndërkohë, ashtu siç bënë edhe në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, demokratët kanë përfshirë në listat e tyre edhe emrat e aleatëve. I renditur në vendin e 22 është nënkryetari i republikanëve Alfred Deshati, në vendin e 24 është kryetari i Ballit Kombëtarë Adriatik Alimadhi dhe në vendin e 26, përfaqësuesi i Lidhjes Demokristiane Mëhill Geci. Ndërkaq, e renditur në vendin e 15 në listën e këshilltarëve është dhe Merita Poni, bashkëshortja e ish-kryetarit të grupit të këshilltarëve të djathtë Ferdinand Poni.

 

LSI-ja

Po ashtu ditën e djeshme u zbardh edhe lista e LSI-së ku rreth 60 për qind e saj u është rezervuar të rinjve të LRI-së. Lista kryesohet nga zëvendësministrja e Integrimit Erisa Xhixho, ku gjithashtu pjesë e saj është dhe zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Turizmit Brunilda Paskali. Pjesë e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim është Shezai Rrokaj si edhe ish-drejtori i Postës Ardit Çela.

 

Lista e kandidatëve të PD

  1. Reila Bozdo
  2. Njazi Kosovrasti
  3. Zana Guxholli
  4. Fabian Topollaji
  5. Kreuza Leka
  6. Tahsim Mema
  7. Ariana Cela
  8. Leonard Olli
  9. Argyrina Jubani
  10. Mateo Spaho
  11. Enkelejda Sallaku
  12. Akil Kraja
  13. MirelaTabaku
  14. Kreshnik Collaku
  15. Merita Poni
  16. Besnik Aliaj
  17. Klodiana Shala
  18. Ardian Isufi
  19. Irena Progni
  20. Julian Deda
  21. Eni Kasmi
  22. Alfred Deshati
  23. Klodiana Cankja
  24. Adriatik Alimadhi
  25. Eneida Guria
  26. Mehill Geci
  27. Eriselda Prishta
  28. Murat Basha
  29. Estela Gostivari
  30. Dritan Shano
  31. Enerida Isufi
  32. Shkelqim Berisha
  33. Arta Sakja
  34. Gazmend Dibra
  35. Lediana Fratari
  36. Mirgen Lata
  37. Merlinda Hoco
  38. Adil Neziraj
  39. Adriana Gjonaj
  40. Safet Sula
  41. Albana Canollari
  42. Rudi Bobrati
  43. Blerta Zilja
  44. Besart Kadia
  45. Valbona Karapici
  46. Endrin Gjipali
  47. Irena Bendo
  48. Sulejman Mema
  49. Aida Reçi
  50. Bislim Ahmetaj
  51. Vilma Mileti
  52. Gent Minarolli
  53. Juela Mecani
  54. Alban Myftari
  55. Lealba Pelinku
  56. Altin Ndroqi
  57. Nertila Qafzezi
  58. Salih Tagani
  59. Suela Musta
  60. Kreshnik Hashorva
  61. Elisabeta Skrapari

 

Kundërshtitë ndaj qeverisë/ Rama “hakmerret” ndaj mjekut Kalo e të atit të Blushit, i heq nga lista e këshilltarëve bashkiakë

Partia Socialiste depozitoi dje në KQZ listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku në listën e saj bie në sy disa emra që nuk do të jenë më pjesë e këshilltarëve bashkiakë të së majtës në rikonstituimin e “parlamentit” të Tiranës pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Kështu kreu i qeverisë, duke se është “hakmarrë” ndaj deputetit rebel të PS-së, Ben Blushi, duke mos i rikandiduar në këshillin bashkiak të atin e tij, publicistin e njohur Kiço Blushi. Po kështu në listë mungojnë edhe Lorenc Vangjeli, Arbian Mazniku, Gerta Lubonja si edhe mjeku Tritan Kalo. Ky i fundit ishte një nga zërat më të fortë kundër testimit të mjekëve të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e ministrit Ilir Beqaj dhe Kryeministrit Edi Rama.

 

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes/ Hila: Luan Bregasi qenka socialist si unë? Ma prishët 5 Majin

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, sulmoi dje Luan Bregasin, i cili u kandidua nga PS-ja për anëtar të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Hila u shpreh me ironi për kandidaturën e Bregasit. “Luan Bregasi është ne listën e anëtareve për Këshillin Bashkiak nen siglën e PS-së. E mbaj mend që ka qenë kryetar i Dhomës së Tregtisë, e më vonë krijoi një biçim shoqate a partie që quhet “Biznes Albania”. Por kjo nuk mjafton që ta mbaj mend. Më është fiksuar se ka ngritur dy pallate pa leje të rruga “Komuna e Parisit”. I ka ngulur në mes të rrugës, duke e ngushtuar më keq atë. Tani, ky tipi, do më përfaqësojë mua në Bashki! Ky tipi qenka socialist si unë! D.m.th. ky tipi do jetë gardian që mos prishet territori! Ma prishen 5 Majin”, – shkruante Hila.

 

 

Share it :