Zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Spanjë, arrestohen tre persona

Policia spanjolle ka zbardhur atentatin ndaj një shtetasi shqiptar 33 vjec, ndodhur mbrëmjen e 13 prillit në një qendër tregëtare në Guadalmina në Marbella të Malagës.

33-vjeçari kishte lënë takim me një tjetër, kur situata degradoi në të shtëna me armë. Shqiptari u godit 10 herë me armë zjarri duke mbetur i plagosur. Viktima shpëtoi falë ndihmës së shpejtë të ekipeve të shpëtimit.

Policia spanjolle ka arritur të identifikojë autorët, dy shtetas shqiptarë, dhe t’i arrestojë ata në Sevilje në kuadër të operacionit “Mezquita”. Personi që ka hapur zjarr rezulton me precedentë për pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Personi i dytë i arrestuar, rezulton se kishte organizuar takimin. Në Madrid ka rënë në pranga edhe një person i tretë, shtetas kolumbian, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet.

Gjatë kontrollit të 3 banesave, policia spanjolle ka sekuestruar 12 mijë euro, disa celularë dhe dokumente të lidhura me hetimin.

Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë mbajtur në paraburgim, akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, pjesmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.