Xhaferri: Balla konfirmoi se rrëmbimi dhe dhunimi i protestuesve ishte me urdhër politik për të provokuar opozitën!

Nga Besart Xhaferri/

Taulant Balla sot nga Korça e konfirmoi se arrestimi i protestuesve të opozitës në kufijtë e rrëmbimit ishte me urdhër politik për të provokuar tensione në protestën e 20 Shkurtit ku demokratët dhe qytetarët kishin vendosur të flisnin me pjesëmarrje për të dëshmuar se njerëzit e lirë në këtë vend janë në shumicë. Arrestimet nuk ishin në proporcion me aktet e të rinjve, teksa arrestimi u krye nga policë civilë që pas pune angazhohen si patronazhistsë ose truproja të botës së krimit.

Taulant Balla sot mori në mbrojtje ata efektivë që kryen veprime të paligjshme, pasi ishte urdhri i tij direkt për të provokuar opozitën.

Gjykata i rrëzoi arrestimet e të rinjve të FRPD, ndërsa Autoriteti i Mbikqyrjes Policore duhet urgjentisht të nisë hetimin për këta efektivë, të cilët të harrojnë se do t’i shpëtojnë përballjes ne forcën e ligjit për shkeljet e tyre, pasi PD sot ka depozituar kallëzim për ta!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :