Berisha: Lubi Balluku është në çdo rresht të raportit të PE! 9 vende të BE kanë ngritur zërin për të gjitha shkeljet!
Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij se raporti i Parlamentit Europian evidenton problematika serioze në funksionimin e shtetit dhe institucioneve në Shqipëri.
Ai theksoi se në këtë dokument përmenden edhe çështje të lidhura me korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin, duke përfshirë edhe rolin e Belinda Balluku.
Berisha: Mosfunksionimi parlamentar.
Ne, siç e dini, jemi opozitë.
Çështja e dyta madhore pas zgjedhjeve që ne kemi shtruar pamundësinë tonë për të kryer detyrimet tona kushtetuese ndaj zgjedhësve në parlamentin shqiptar.
Mohimin e të drejtave tona kushtetuese në mënyrën më brutale si kurrë më parë në historinë e pluralizmit në këtë vend.
Polarizimi politik, shkruhet në raport, përshkruhet si përpjekje për të minuar mbikëqyrjen parlamentare.
Pra, qëndrimet e tyre, përjashtimet masive të deputetëve, kanë si qëllim të minojnë mbikëqyrjen parlamentare.
Po kush e bën mbikëqyrjen?
Opozita në radhë të parë se deputetët e shumicës kanë qeverinë, ata duhet të mbikëqyrin, por janë të verbër, nuk mund të mbikëqyrin, por opozita nuk mund të jetë e verbër.
Besimin publik dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike dhe të komisioneve parlamentare.
Kërkon fuqizimin e komisioneve parlamentare, kushte pune, jo mbajtjen e dokumentacionit, mosdhënien e dokumentacionit deputetëve.
Mosparaqitjen në interpelanca të kryeministrit, ministrave, etj.
Ndaj dhe janë ndalur në këtë çështje si një çështje kryesore e demokracisë shqiptare.
Ne, kemi bërë dhe do bëjmë çdo përpjekje për të përmbushur misionin tonë.
Ne nuk tërhiqemi.
Ne nuk bojkotojmë se gjithë qëllimet e këtyre akteve të paimagjinueshme që kanë kryer këta gjer sot kanë qenë që ne të braktisim parlamentin.
Por ne nuk braktisimin, ne qëndrojmë në pozicionin tonë duke denoncuar dhe rezulton se e drejta vonon, por nuk harron.
Sundimi i ligjit dhe antikorrupsioni.
Lubi Balluku është në çdo rresht.
Dhe e paskemi ne këtë, qenkan fjalët tona atje, nuk është Lubia me hajnitë e saj bashkë me Ramën.
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kornizës së duhur kushtetuese për të siguruar funksionimin e institucioneve demokratike.
Thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret rreptësisht në përputhje me dispozitat kushtuese dhe procedurat ligjore të vendosura pa ndërhyrje politike dhe pa vonesë të pajustifikueshme.
Tre muaj Edi Rama, duke u bërë avokat i shpërfytyruar i vjedhjeve të tij dhe duke menduar se shqiptarët janë budallenj dhe nuk e kuptojnë se nuk po mbronte Belindën, por po mbronte veten e tij.
Fraza për ndërhyrje politike dhe pa vonesë të justifikuar është pra goditje direkte për Edi Ramën, i cili ka ndërhyrë politikisht, ka vonuar sa ka mundur. Dhe Belindën sigurisht.
Tani jemi këtu, çfarë tregon kjo gjuhë këtu?
Kjo gjuhë tregon se nëntë vende të BE kanë ngritur zërin për raportin e ndërmjetëm të themeloreve, të këtyre proceseve, të shtetit ligjor, të zgjedhjeve, të parlamentit dhe me radhë.
Dhe tregon për shqiptarët se pse nuk është pranuar raporti IBAR.
Si përgjigje pas tre muajsh, nxjerrin një mashtrues profesionist, ministrin e jashtëm që në vend të dorëheqjes para shqiptarëve, vjen e thotë se nuk është votuar. Po sigurisht që nuk është votuar, ajo dihet, kush tha që është votuar?
Nuk është pranuar të votohet dhe nuk kalohen me mashtrime, por kalohen duke u thënë shiptarëve, jo si vasal i Edi Ramës, por duke u thënë shqiptarëve të gjitha problemet që kanë shtruar.
Ja ku është ai padroni i tij, Vuçiçi, të gjitha i publikon.
Sepse në COELA ka përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe ai është i detyruar t’ia thotë shqiptarëve, siç ia thotë Serbia, Mali i Zi, siç ua thotë çdo vend tjetër përveç Shqipërisë.
Që sillen si mafioze ndaj qytetarëve të vet dhe vjen ai e thotë se nuk është votuar IBAR-i.




