Katër muaj pas vrasjes së 52-vjeçarit Hyqmet Nexhipit, pronarit të një anije peshkimi, Policia e Vlorës ka zbuluar vrasësit e tij dhe ka arrestuar një prej tyre. Nexhipi u gjet i vrarë ne mjetin e tij më 23 janar të vitit 2016. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar shtetasi Florenc Gega, 34 vjeç banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim Deison Nallbani 30- vjeç. Në momentin e arrestimit 34-vjeçarit Gega i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu Gega sipas policisë rezulton me precedentë penalë, i dënuar për trafik droge dhe për shfrytëzim prostitucioni.një pauzë për një javë. Hyqmet Nexhipi, ishte pronar i një anije peshkimi dhe për vrasjen e tij u shoqërua edhe i biri. Ai u qëllua me dy plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.




