Tirana me çmimet e Milanos, Këlliçi: Rama drejton industrinë e ndërtimit që pastron paratë në Shqipëri
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se çmimet e larta të banesave dhe rritja e pastrimit të parave janë pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së Edi Ramës.
Ai thekson se të dhënat nga burime të ndryshme nxjerrin në pah një lidhje të qartë mes këtyre dy fenomeneve. Sipas tij, sektori i ndërtimit është kthyer në pikën kryesore ku qarkullojnë para me burim të dyshimtë.




