Protesta përmes fotove / Zëri i revoltës nuk shtypet me ujë, gaz e terror, studentët: Rama, jep dorëheqjen!

Protesta përmes fotove / Zëri i revoltës nuk shtypet me ujë, gaz e terror, studentët: Rama, jep dorëheqjen!

Ndërsa mëngjesin e nis me videot nga bulevardi ku ka vendosur ‘sofrën e gurtë”, e ftesën për “DIALOG” në darkë, kryeministri Edi Rama u ndërsen studentëve policinë për t’i terrorizuar dhe dhunuar me ujë, gaz lotsjellës.

Orët e mbrëmjes së sotme bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ u kthye në një shesh beteje mes të rinjve dhe policisë e cila ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion në sasi të jashtëzakonshme. Ndërsa këta të fundit kanë tentuar të zmbrapsin policinë me anë të molotovëve dhe gurëve pa ndalur thirrjet: Arrestoni Ramën, Rama jepe dorëheqjen.

Efektivët e policisë nuk kursyen as gratë dhe vajzat të cilat ishin në vijën e parë të frontit. Pas disa orësh përballjeje policia ndërhyri masivisht kundër protestuesve të cilët u zbrapsën, ndërsa të gjitha rrugët që të conin drejt kryeministrisë u blinduan nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Megjithatë protestuesit arrinin të rigrupohen dhe të rikthehen para godinës qeveritare, ku vazhduan thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë socialiste

Ashtu si ai që ‘të qan ditën’e të ‘vret natën’ kryeministri Edi Rama do të zgjohet sërish nesër dhe në profilin e tij në facebook do të postojë një tjetër version propagandistik të ftesës ‘për dialog’. Por, tashmë përballë ka mijëra studentë dhe qytetarë që e dinë se autokrati Rama pagoi 2500 euro ata policë që edhe sot në mbrëmje i terrorizuan dhe dhunuan.

Zëri i revoltës nuk mund të shtypet as me ujë, as me gaz, as me shkopinj apo plumba gome.

Galeria e fotove nga protesta sot ne Tirane 7 nentor 2026

Foto: LSA

Share it :