Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme Prishtinën. Një konflikt mes disa personave përfundoi tragjikisht për Egzon Hazirin, rreth 30 vjeç, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga plumbat.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona tjerë, përfshirë një kalimtare të rastit 49-vjeç. Mediat në Kosovë mësojnë se se dy të dyshuarit janë vëllezërit Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit autorëve të dyshuar dhe grupit të viktimës. Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.
LAJM I NDËRLIDHUR :
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/27/te-shtena-me-arme-ne-kosove-nderron-jete-nje-30-vjecar-dhe-plagoset-nje-femer/?fbclid=IwAR3GBEak9QAxLR2OsPS7A1018jByt2pcUm6yQIIPzJYXD0-9MZ84qvOd0Q8_aem_AR7IuYVc7YtWWkmPf0HYslFbn61TzNjolyInU1tBfSfMwsisu_UmRWbhJxgGWHK7NI2L5_czR9JTaAEWQ-DZgCkf




