Vrasja e Gëzim Sinomatit, policia ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e autorëve

Policia e Shtetit ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Gëzim Sinomatit në Vlorë.

Për hetimin e vrasjes së Sinomatit është ngritur një grup i posaçëm.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomati, 23 vjeç, grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :