Në kuadër të operacionit të koduar “Bolieri”, Policia e Tiranës arrestoi tre persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme kanë kryer vjedhjen e 130 copë bolierave dushi ne ambientet e magazinës së një firme private me administrator shtetasin Gj. T, të cilët më pas ja kanë shitur shtetasit Pëllumb Kaziut.
Në pranga kanë rënë Dylber Halili, 22 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, Dorian Gjoni, 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe blerësi i dusheve, Pëllumb Kaziu, 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar me parë.
Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, të dyshuar se janë përfshirë në këtë ngjarje.
Nga ana e policisë u sekuestruar në cilësinë e provës materiale 38 copë boliera dushi. Ndaj tyre rëndon akuza e “vjedhjes” dhe “përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.




