VOA: Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, shtohen paqartësitë ligjore

Në Shqipëri janë krijuar pasiguri të shumta juridike pas vendimit të qeverisë për konfisikimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, që u miratua në fillim-vjeshtë të vitit të kaluar. Mjaft qytetarë, që kanë blerë apartamente në 25 ndërtesat e konfiskuara tashmë, janë të shqetësuar mbi të ardhmen e investimit të tyre në këto objekte. Juristët shprehen se vendimi i keshillit të ministrave cënon të drejtën e pronës, dhe të sigurisë juridike. Autoritetet sqaruan për Zërin e Amerikës, se janë duke përgatitur një projektligj, që synon të rregullojë pasojat e shkaktuara nga ndërtimet pa leje dhe mënyrën e përdorimit të tyre për interes publik.

Vendimi i qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, që u miratua në shtator të vitit 2022 shkaktoi mjaft debate në qarqet politike dhe juridike në vend. Ky vendim parashikon përdorimin për qëllime sociale të sipërfaqeve të konfiskuara. Njohës të fushës juridike argumentojnë, se ai bie ndesh me vetë ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit të cilit i referohet, si dhe me Kodin Penal, ndërsa deputetë të opozitës kanë kërkuar shfuqizimin e tij në Gjykatë Kushtetuese.

 

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit i tha Zërit të Amerikës, se janë konstatuar 25 objekte që kanë shkelur lejen e ndërtimit, të cilat janë konfiskuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

 

Por sot 6 muaj nga miratimi i këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave, kritikave për ligjshmërinë e tij, i shtohet dhe shqetësimi i qytetarëve, mbi fatin e apartamenteve që kanë blerë në këto ndërtesa, tashmë të konfiskuara.

 

Sipas juristëve të drejtat e zhvillimit të objektit, pas konfiskimit i kalojnë shtetit, dhe se as ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, dhe as vendimi i qeverisë, nuk parashikojnë, sipas tyre, se çfarë ndodh me objektin, kush e përfundon ndërtimin, si mbrohen palët e treta. Po ashtu, është e paqartë kur ndërtuesi nuk shfrytëzon të drejtën që i jep vendimi për të parablerë sipërfaqet pa leje, që gjithashtu është një pikë problematike, e VKM-së, pasi shteti hyn në marrëdhënie financiare me atë që ka shkelur ligjin.

Shteti në këtë rast konfiskon qytetarin. Pronari e ka realizuar të drejtën e tij përmes shitjes së ndërtimit. Qytetari e ka blerë dhe shteti nuk konfiskon pronarin por qytetarin, ndërtimi i të cilit ndodhet në këtë objekt të konsideruar pa leje. Qytetari është cënuar tërësisht në kundërshtim me ligjin. Ne të gjithë jemi qytetarë, ne nuk jemi rojet e një ndërtimi pa leje, pra sa kate pa leje ka ndërtuar, sa e ka lejen. Ne i drejtohemi një shoqërie që merret me ndërtimin, një zyre noteraile, të cilët bëjnë kontratën, pra jemi në mirëbesim dhe shteti nuk mund të cënojë qytetarin për shkak të ndërtimit pa leje”- tha për Zërin e Amerikës Genc Çifligu, avokat.

 

Zëri i Amerikës bisedoi me disa qytetarë, që kanë blerë apartamente në objektet tashmë të konfiskuara. Ata nuk pranuan të intervistohen me kamera, por sqaruan se nuk kanë informacion, as nga ndërtuesit dhe as nga autoritetet, se sa i sigurt është apartamenti që kanë blerë në këto objekte.

 

Sipas tyre askush s’mund ta marrte me mend, se ndërtuesi do të tejkalonte lejen e ndërtimit, ndërkohë që blerjet janë kryer gjatë punimeve fillestare dhe figurojnë në pjesën me leje të objektit. Juristët thonë se Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimet e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, cënon parimin e sigurisë juridike dhe të të drejtës së pronës.

 

Zëri i Amerikës ju drejtua Agjencisë për Media dhe Informim, për të mësuar se: “Çfarë ndodh gjatë një konfiskimi kur hyrjet e apartamenteve apo njësitë e shërbimit janë shitur ndërkohë tek individë të tjerë dhe a janë të mbrojtur qytetarët që i kanë blerë ato?”.

Në përgjigjen me shkrim kjo agjensi sqaron se: “Qeveria po përgatit një ligj, i cili synon rregullimin e pasojave te shkaktuara nga ndërtimet pa leje, si dhe mënyrën e përdorimit tw tyre për interes publik”.

 

“Procesi i konfiskimit të ndërtimeve pa leje apo në tejkalim të lejes në kushtet kur ato janë të pamundura teknikisht për t’u prishur”,- thuhet me tej në përgjigje, -“është një nga instrumentet ligjor që shteti përdor për të rregulluar pasojat e paligjshmërisë në zhvillimin e territorit”.

 

Draft-ligji që po përgatitet nga një grup pune, sipas sqarimit të Agjencisë për media, është instrumenti tjetër ligjor që rregullon këto pasoja në raport me interesat e personave, të cilët janë prekur nga paligjshmëria në zhvillim, dhe se ligji i ri, synon të mbrojë të gjitha këto interesa.

 

Por nga ana tjetër njohës të fushës juridike janë kritikë për punën e institucioneve përgjegjëse në parandalimin e ndërtimeve pa leje.

 

“Mendoj se qeveria në vend të parandalonte ndërtimet pa leje, pasi i ka të gjitha strukturat, bën të kundërtën. Në momentin që plas gjithë problematika, ndërmerr veprime që nuk janë plotësisht të menaxhueshme për palët e treta. Është problemtikë e madhe rregullimi financiar”- u shpreh për Zërin e Amerikës Redi Ramaj, avokat.

 

Kontrolli i ndërtimeve pa leje kryhet nga disa institucione si Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Tërritorit, Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit në njësitë vendore, policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Njohës të ligjit thonë, se të paktën për rastet konfiskuara, ato nuk ngarkohen me asnjë përgjegjësi, edhe përse nuk kanë kryer detyrën.

 

“Ligji për IKMT-në thotë se inspektorët duhet të kontrollojnë zonën nëse ka ndërtime pa leje. E kanë ata për detyrë, ata nuk gjobiten nuk konfiskohen, nuk merret masë për ta. Mendohet se dëmtohet subjekti ndërtues por në fakt dëmtohen qytetarët” – u shpreh për Zërin e Amerikës Ana Pertena, avokate.

 

Ekspertët mendojnë se dhe individët ngarkohen me përgjegjësi kur kryejnë transaksione në treg, por kjo sipas tyre vlen kur shteti funksionon.

 

“Por në monentin kur të gjithë institucionet shtetërore fillojnë të dështojnë njëri pas tjetrit, shkarkohen nga përgjegjësia individët, për zgjedhjet e tyre individuale dhe sejcili prej tyre mund të nisë një

 

aksion ligjor kundër institucioneve për shpërblim dëmi. Qytetari mund të parashikojë aq sa mundet, por në momentin që dikush zhvillon një ndërtesë në mes të qytetit, në pamje të plotë të gjitha organeve shtetërore, ka gjithmonë ka të drejtën të bësojë, se çdo gjë është e ligjshme, sepse janë një sërë organesh të përfshira. Në rastin konkret përgjegjësia është totalisht e organeve shetërore dhe jo e individëve”- shpjegoi për Zërin e Amerikës Dorian Matlija, Drejtor ekzekutiv i Qendrës Res Publica.

 

Në disa dalje publike kryeministri Rama, ka ngarkuar me përgjegjesi për situatën e ndërtimeve pa leje, edhe drejtësinë që nuk ka vepruar, madje ka akuzuar pëfaqësues të saj se kanë marrë rryshfet për këtë qëllim.

 

“Atyre që thonë se vetë i keni zgjedhur, po ju them se nuk i kemi vënë ne. Shumë prej prokurorëve dhe gjykatësve janë ende në rradhë, për të hyrë në fshesën e vetingut dhe janë ata që bëjnë gjëra të tilla”- u shpreh Kryeminisri Edi Rama në një reagim publik.

 

Ndërtimi pa leje është vepër penale dhe organet hetimore të paktën për 4 raste në Tiranë kanë nisur hetimet. Edhe pse autoritetet janë shprehur se Vndimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi nuk i shpëton ndërtuesit që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit nga ndjekja penale, sërish paqartësitë ligjore janë të shumta.

Autoritetet kanë njoftuar pak kohë më parë konfiskimin e një sipërfaqeje prej afro 100 mijë metrash katrorë në disa qytete kryesore të vendit, ndërsa proçesi duket se do të mbetet pezull deri në miratimin e projekt-ligjit që po përgatitet, për të rregulluar pasojat e ndërtimeve pa leje dhe konfiskimeve të tyre.

 

 

 

 

 

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news