Në fshatin Bishan të Vlorës një ditë më parë policia zbuloi një serë, e cila shërbente për tharjen e hashashit. Në operacion janë përfshirë forca të shumta policore, të cilët kanë rrethuar serën, duke detyruar rojën e serës të largohej me shpejtësi në drejtim të pyllit. Me të hyrë në brendësi të serës, forcat e policisë kanë gjetur rreth 2000 bimë kanabis të përgatitura për procesin e fundit të tharjes. Në vendngjarje u gjetën dhe një çifte me fishekë si dhe një vend që shërbente për rojën. Po punohet për identifikimin e trafikantëve, pronësinë e tokës ku ka qenë sera, si dhe identifikimin e rojës së serës. Paraprakisht policia mendon se lënda narkotike mund të ketë ardhur nga zonat e lumit të Vlorës.




