Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se koronavirusi është prodhuar në një laborator në Kinë.
“E dimë të gjithë se koronavirusi është prodhuar nga një laborator në Kinë, prandaj ka përplasje mes SHBA dhe Kinës. Ideja e koronavirusit kishte idenë e një arme të vrasjes në masë. Unë nuk mendoj se është një virus si ebola dhe gripi i derrit, nuk është bakterologjik, por sintetik, prandaj bota është konfuze. Ky është mendimi im dhe nuk ma ndryshon as Karlo dhe as presidenti Donald Trump”, deklaroi Kryemadhi./tch




