Videoregjistrimi ku shfaqej kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, që shantazhonte gazetarët solli dje reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Përmes një shënimi të Twitter, ambasada dënoi çdo lloj kërcënimi apo kanosje kundër gazetarëve.
“Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve”, thuhet në Twitterin e Ambasadës.
Përveç rastit të Qazim Sejdinit, reagimi i ambasadës së SHBA-së lidhej edhe me kërcënimin e ISIS ndaj gazetares së “Gazetës Shqiptare”, Aurora Koromani.




