VIDEO/ Përmbytjet, evakuohen 9 pjesëtarë të një familjeje në Darëzezë

Policia i vjen në ndihmë një familjeje, të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Sikundër raportohet nga ekipet e emergjencave janë evakuar  9 anëtarë të një familjeje, ndërsa janë transportuar drejt spitalit kryefamiljari dhe bashkëshortja e tij, të cilët kishin probleme me shëndetin edhe më parë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të grupit të specializuar të Forcave të FNSH-së Shkodër, i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, u bë e mundur që në fshatin Darëzezë, të evakuohej  e gjithë familja si dhe dërgimi në spital i kryefamiljarit sëbashku me bashkëshorten, pasi vuanin edhe më parë nga shëndeti.

Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t’u sistemuar në ambient të sigurt.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :