Rama porositi vrasje”/ Berisha: Kjo çështje s’mund të diskutohet në parlament, prandaj ky parlament ka humbur çdo kuptim

Rama porositi vrasje”/ Berisha: Kjo çështje s’mund të diskutohet në parlament, prandaj ky parlament ka humbur çdo kuptim

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, një i burgosur e denoncoi nën betim para gjykatësit se ka porositur vrasje, por kjo çështje nuk mund të diskutohet në parlament, prandaj ky parlament ka humbur çdo kuptim.

Berisha: Së fundi, unë denoncova edhe aty.
Një i burgosur e denoncoi nën betim para gjykatësit se ka porositur vrasje.
Heshtje varri nga Edi Rama dhe ministrat.
Nuk di cili ministër, se më duket nuk e thoshte me emër, se këta janë tre, dhe të tre janë kriminelë ata.
Më shumë është Taulanti vetëkuptohet, por edhe ata dy të tjerët janë inoçentë.
Janë edhe ata të përzier.
Edhe kjo një shkak tjetër.
Por nuk mund të jenë axhendë e parlamentit, ndaj dhe ky parlament po humbet çdo kuptim.
Nuk mund të jetë integrimi.
U kujtuan tani pas protestave tona ta sjellin raportin pas kaq muajsh.
Çfarë ndodh atje? Duhet ta dinë shqiptarët.
Dje në Bruksel u vendos të krijohet grupi i punës për hartimin e traktatit për integrimin përfundimtar të Malit të Zi në BE.
Pasi foli për Malin e Zi, komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, tha se mbeten themele të këtij procesi lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor.
Pra, mbeten arrestimet për korrupsion dhe mosbllokimi i drejtësisë, çka Shqipëria nuk e lejon.
Ne edhe njëherë u themi shqiptarëve se ata që vjedhin janë pengesë kryesore e integrimit, ata të cilët përdorin pushtetin si mburojë ndaj drejtësisë, janë pengesë kryesore ndaj integrimit.
E kundërta është e vërtetë, denoncimet tona e ndihmojnë integrimin sepse ato dëshmojnë se ka edhe shqiptarë të cilët nuk pajtohen me gjendjen dramatike të krijuar nga Edi Rama në Shqipëri.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :