“Karakteret e “forta” dhe “koherente” meritojnë respekt!”, shkruan Vasili.
Qëndrime të ndryshme brenda 3 muajsh. Deputeti i ri i Parlamentit, Ralf Gjoni, në fillim të janarit 2019, do të deklaronte se po të ishte ai deputet, do të digjte mandatin për të futur parlamentin në krizë. Por nuk do të kalonte shumë kohë që kjo gjë të bëhet realitet.
Ndërsa mandatet u dogjën, Ralf Gjoni do të ndërronte mendje. Vetëm 3 muaj më pas Ralf Gjoni do të thoshte publikisht se po pranonte mandatin e deputetit.
Çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe me Ralfin? Pse ai ndryshoi mendje?
Lidhur me këto qëndrime kontradiktore të Gjonit, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili me anë të një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, ironizon deputetin e ri.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2074346192640907/




