Sociologu Gëzim Tushe tha në një intervistë për Euronews Albania se familja ka dështuar në edukim.
Komenti erdhi nisur dhe nga një video e publikuar fillimisht nga vajza e ministrit, Niko Peleshi, Aleksia e cila u bë virale në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një grup vajzash në shkollën “Kongresi i Manastirit”, të cilat barbarisht dhunojnë bashkëmoshataren e tyre.
“Baza kryesore ku formohet parimet morale, parimet kulturore, stofi edukativ i adoleshentëve, mënyrat e sjelljes së tyre në jetën sociale merren në familje dhe institucion më të mirë nga familja dhe nga prindërit, për formimin e tyre natyrisht nuk ka, veçse kam përshtypjen që prindërit kanë mbetur të prapambetur, në thonjëza, në sistemin e tyre të komunikimit me adoleshentët,” – u shpreh Tushe.




