Udhëzimi i ri lë vend për abuzim nga Ministria e Arsimit
Ministria e Arsimit ka zbardhur vendimin për çmimin e librave, që tashmë do vendosen nga MAS dhe nga një grup i veçnatë, në bashkëpunim me shtëpitë botuese. Çmimi mesatar aritmetiko se çmimi tavan për llogaritet si shumatore e çmimit të teksteve fituese për një tekst të caktuar, pjestuar me numrin e teksteve fituese. Ky çmimi tavan do të aplikohet për ato tekste, për të cilat çmimi i propozuar nga subjekti e tejkalon çmimin tavan, ndërsa për librat e ofruar me çmim poshtë çmimit tavan, tekstet, pasi të vlerësohen nga MAS, do të shiten me çmimin e ofruar nga subjekti. Nëse çmimi tavan e tejkalon marxhin prej 10% mbi çmimin më të lartë të tekstit analog, të të njëjtit tekst të aplikuar në vitin e mëparshëm, MAS i kërkon subjektit analizë të detajuar dhe vlerëson çmimin e propozuar, por çmimi përfundimtar nuk duhet të tejkalojë marxhin maksimal prej 10% mbiçmimin e tekstit analog i aplikuar në vitin e mëparshëm.Matematika e klasës së parë. Shtëpia botuese X 480 lekë, shtëpia botuese Y 520 lekë, shtëpia botuese Z 475 lekë.
Çmimi
Çmimi tavan për tekstet e vlerësuara më sipër i përllogaritur nga MAS do të jetë 492 lekë. Shtëpia botuese X dhe Z, të cilat kanë propozuar çmimin poshtë çmimit tavan, pas vlerësimit nga MAS do të shesin tekstet me çmimin e propozuar (480 dhe 475 lekë), ndërsa shtëpia botuese Y, e cila ka ofruar çmim mbi çmimin tavan, do të ulë çmimin e ofruar, në nivelin jo më shumë se çmimi tavan, pra jo më shumë se 492 lekë. Nëse çmimi më i lartë i tekstit të matematikës nga tekstet që kanë qarkulluar vitin e mëparshëm ka qenë 460 lekë, çmimi i vlerësuar dhe pranuar, nga MAS, nuk mund të jetë më shumë se 506 lekë (460 lekë * marxhin maximal l0% ), për tekstet e printuara dhe jo me shume se 529 lekë, për tekstet dixhital, vetëm në ato raste kur çmimet e ofruara nga subjekti apo çmimi tavan i përllogaritur nga MAS tejkalon këtë kufi. Për tekstet të cilat hyjnë në qarkullim për herë të parë dhe nuk ka tekste analogë që mund të përdoren si referenc nga viti i meparshëm, vleresimi i çmimit do të bëhet nga MAS, bazuar në çmimin tavan.Kjo mënyrë që do përcaktohet çmimi, lë vend për abuzim nga Ministria e Arsimit. Duke qënë se do jetë një çmim i mesëm mes 3 librave, atëherë MAS mund të favorizojë çmimin më të lartë duke bërë që shumë nxënës të harxhojnë më shumë lekë për librat.
Shkencëtarët/ Studimi i ri, “pilula” që do t’ju rinojë
A mund ta rrisë energjinë tuaj një pilulë, ta përmirësojë aftësinë e trupit tuaj për ta riparuar ADN-në e vet dhe t’ju mbajë më të shëndetshëm derisa plakeni? Biologu nga MIT, Leonard Guarente, një lider në fushën e kërkimeve për plakjen, mendon se po. Ai dhe ekipi i tij në start up idenë Elysium Health e kanë zhvilluar një pilulë të vogël blu. Jo, jo atë që po mendoni.Kjo është një vitaminë (pa nevojë të përshkrimit nga mjeku) e quajtur Basis, e cila ka për qëllim ta ngadalësojë plakjen duke e përmirësuar metabolizmin e trupit.Ajo e përmban një paraardhës kimik në nicotinamide adenine dinucleotide, ose NAD, një komponentë në qeliza e cila nxit reagime të shumta metabolike të përdorura për t’i procesuar burimet e karburantit si glukoza dhe për të prodhuar energji (ATP) për mitokondritë. Derisa njerëzit plaken, nivelet e NAD bien.NAD gjithashtu e promovon riparimin e ADN-së nëpërmjet një enzime, dhe përdoret nga proteinat e caktuara të quajtura sirtuine për ta rregulluar metabolizmin qelizor për prodhimin efikas të energjisë nga mitokondria. Studimet në minj tregojnë se suplementimi me prekursorët NAD e përmirësuan shëndetin e kafshëve të moshuara.Elysium Health thotë se pilula për anti-plakje e shënjestron riparimin dhe optimizmin metabolik. Suplementet e tjera dietale do t’i përmirësojnë funksionet biologjike si rikuperimin e muskujve dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e memories. “Jemi të kënaqur që do ta prezantojmë BASIS dhe jemi të emocionuar në lidhje me potencialin e Elysium për të ndihmuar në të kuptuarit shkencor se si komponimet natyrore mund t’i përmirësojnë një sërë funksionesh të rëndësishme biologjike, dhe pastaj ta transferojnë atë njohuri në produkte që mund t’i ndihmojnë njerëzit ta përmirësojnë dhe ta mbështesin shëndetin e tyre”, theksoi Leonard Guarente, transmeton Koha.net, bashkë themelues dhe shkencëtar kryesor në Elysium Health,i cili i ka udhëhequr përpjekjet kërkimore në MIT për 34 vjet dhe i cili shërben si drejtor i laboratorit Glenn përShkencën e Plakjes, në një njoftim për shtyp.Pilula do të paketohet si një i ashtuquajtur nutraceutikal,i cili nuk kërkon hulumtime klinike apo miratim nga FDA, dhe do të shitet ekskluzivisht përmes uebfaqes së kompanisë. Një furnizim 30-ditor do të kushtojë 60 dollarë ose 50 dollarë në muaj me një abonim të vazhdueshëm.




