Edhe një person ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë. Bëhet fjalë për Ardian Shabanajn, nga Strellci i Epërm i Deçanit. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj derisa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka quajtur tronditës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri është nipi i tij.
“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me COVID-19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit! E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj! Prehu në paqe nipash!”, ka shkruar Selmanaj.
Ardiani ishte i martuar dhe baba fëmijësh të mitur.





