Vdekja e punëtorit te Kodra e Diellit, vihet në pranga administratori i kompanisë

Policia ka arrestuar një person si shkaktar i humbjes së jetës së punëtorit 55-vjeçar Sinan Baci, i cili ditën e djeshme ra nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, në një kantier ndërtimi tek Kodra e Diellit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.”thuhet në njoftimin e Policisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :