Vasili: Socialistët qe nuk janë

Vasili: Socialistët qe nuk janë

Nga Petrit Vasili

Socialistët që nuk janë!

Socialistët nuk janë prej kohësh në pushtet.

Socialistët po përjetojnë moralisht ditët më të shëmtuara që prej vitit 1991.

Ata nuk përfaqësohen, nuk qeverisin, nuk dëgjohen, por përdoren, shfrytëzohen dhe poshtërohen nga Rama.

Shikoni qeverinë Rama. Çdo socialist i vërtetë, mbështetës i PS në ditët më të vështira të saj, nuk gjen në këtë qeveri asnjë ministër që të ketë qenë socialist.

Në qeveritë e Ramës, mjerisht, ka pasur dhe ka persona që kishin neveri për Partinë Socialiste dhe e urrenin atë, bile aq shumë sa që bënin protesta të egra kundër saj dhe kundër kryetarit të saj Nano apo kundër kryeministrave socialistë.

Ka edhe nga ata që bashkëpunonin me opozitën për llogari të Ramës kundër Partisë Socialiste në pushtet.

Ishin plot nga këta që janë edhe ministra, që kanë vjellë të nëntëdhjetë e nëntat kundër PS dhe Nanos, vetëm që Rama të rrëmbente Partinë si një biznes me leverdi.

Sot socialistët nuk janë gjëkundi, realisht nuk ekzistojnë.

Ndaj edhe vlerat dhe principet e dikurshme të PS, ku spikadnin respekti për ligjin, për institucionet, demokracia e brendshme në parti, respekti për zgjedhje të lira e të ndershme, ekzistenca e institucionit të dorëheqjes etj., janë asgjësuar totalisht.

Sot emri i Partisë Socialiste është kthyer në një landfill, ku Rama shkarkon korrupsionin e tij, dhunën ndaj partisë së tij, përzierjen e tij me krimin dhe narkotrafikun, fenomene që s’kanë asnjë lidhje me palcën politike dhe ideologjike të Partisë Socialiste.

Rama shpërdoron kriminalisht votën tradicionale socialiste dhe nuk u ka lënë as namin e as nishanin socialistëve të vërtetë, seriozë dhe patriotë.

Rama thotë që, sipas tij, PS ishte një bordell; është kulmi i urrejtjes së tij për atë parti, të cilën në vitin 1992 kërkonte që ta nxirrnin jashtë ligjit dhe që sot e ka rrëmbyer.

Është e dhimbshme vërtet që i gjithë ai investim madhor politik i transformimit të PS në një forcë politike të reformuar, progresiste dhe europianiste është bërë pluhur e hi.

Ky deformim thelbësor dhe rrënjësor dhe asgjësimi i përfaqësimit në qeverisje i socialistëve të vërtetë e të përgjegjshëm është shkak kryesor në krizën politike të vendit.

Rilindja s’ka as lidhjen më të vogël me PS, por është vetëm një mekanizëm tinëzar, i pabesë dhe i pisët për të futur brenda Partisë Socialiste trupin e huaj sorosian të bandës së Bashkisë së Tiranës së Ramës, i cili edhe rrëmbeu de jure dhe de facto PS.

Rilindja është një bandë arrivistësh dhe aventurierësh pa parime, pa skrupuj moralë, pa ideologji, të paditur, të pacipë, që rrëmbimin, plaçkitjen dhe degjenerimin e kanë mënyrën e vetme të ekzistencës.

Ndaj çdo socialist, në të mirë të emrit të vet dhe të së mirës së vendit, duhet të kërkojë të rimarrë partinë që u kanë vjedhur dhe ua kanë degraduar e degjeneruar.

Një Parti Socialiste që i rikthehet vlerave më të mira është lajm i mirë për vendin, ndërsa një PS e rrëmbyer nga rilindja është e keqja më e madhe për vendin.

Socialistët që nuk janë… ky është një problem për zgjidhje, që nuk shmanget dot më!

P.S. Foto e mëposhtme e qeverisë Rama është emblematike për socialistët që nuk janë dhe praktikisht nuk ekzistojnë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :