Vasili: Rama i sinqertë, deklaron hapur se do të rrëmbejë përfundimisht Drejtësinë!

Nënkryeari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës në Kongresin e PS.

Sipas Vasilit, Rama u tregua i sinqertë kur u shpreh hapur se do të kapë ‘Drejtësinë’ kur u shpreh se është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama i sinqerte, deklaron hapur se do qe te kape e rrembeje perfundimisht Drejtesine!!

Rama sot tha:

“PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh, por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit“, u shpreh Rama

Reforma ne drejtesi i ka dhene sistemit te Drejtesise te gjithe hapesiren dhe instrumentat per te funksionuar i pavarur, te zgjidhet brenda pavaresise se tij dhe pa pasur asnje nevoje nga politika dhe aq me keq nga Rama.

Ç’hyn Rama si garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit.

Rama vete me gjithe rilindjen eshte objekt i ligjit dhe i gjykimit nga drejtesia si gjithe te tjeret.

Reforma ne drejtesi mund te funksionoje vetem duke larguar duart e Rames nga Drejtesia.

Rama garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit do te thote vetem Kapje dhe rrembim i drejtesise prej tij.

Share it :