Vasili nxjerr faktet: Edi Rama “non grata” me ligjin dhe demokracinë

Nga Petrit Vasili

Edi Rama ” non grata” me ligjin dhe demokracinë, ja faktet!
Edi Rama i bazuar mbi strategjinë mashtruese që: “thashethemet për kundërshtarët t’i kthejë ne fakte, dhe fakte për vete t’i kthejë në thashetheme” kujton se mund t’ia hedhë e të shpëtojë përpara fakteve që ulërasin.
Është detyrë pa kthim të mos harrojmë asgjë nga dhuna e pashembullt ndaj demokracisë dhe ligjit, që Edi Rama ka ushtruar gjatë gjithë këtyre viteve dhe që e kanë katandisur Shqiperinë në këtë gjendje mizerabël ku është sot.
Konkretisht:
1.Edi Rama është paditur në prokurori për shkatërrimin e zgjedhjeve të vitit 2017 kur i bëri thirrje policisë të hidhte uniformat dhe të bënte vota për rilindjen.
2.Edi Rama është paditur për presionin ndaj oficerit të policise Emiljano Nuhu, denoncimet e të cilit ndaj rilindjes dhe njerëzve të saj u vërtetuan të gjitha, ndaj ai jeton në azil politik jashtë Shqipërisë.
3.Edi Rama kërcënoi publikisht oficerin e policisë Dritan Zagani për informacionet 100% të vërteta per badërdine e drogës në Shqipëri ndaj ai jeton në azil politik jashtë Shqipërisë.
4.Edi Rama i dha mbrojtje politike Saimir Tahirit duke hedhur poshtë në parlament kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.
5.Edi Rama rezultoi nga përgjimet e prokurorisë personalisht i përfshirë në dosjen 184 të Dibrës ku të gjithë dëgjuan me veshët e tyre atë vetë si autor të masakrës zgjedhore të Dibrës të vitit 2016.
6.Edi Rama i dha mbrojtje publike dhe poste përfaqësimi të gjithë ministrave deputetëve e drejtorëve të përfshirë në Dosjen 184.
7.Edi Rama i ka dhënë mbështetje të hapur publike si dhe rol politik Vangjush Dakos pas vendimit të SHBA ndaj tij.
8.Edi Rama zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota duke shqyer rëformën e sapomiratuar në drejtësi.
9.Edi Rama i ka dhënë mbrojtje publike dhe i ka bërë presion publik drejtësisë për çdo ministër dhe zyrtar të lartë të akuzuar për korrupsion për tendera, koncesione dhe gjithfarë procedurash me shkelje flagrante ligjore.
10.Retorika e Edi Ramës ka qenë dhunë dhe presion i hapur ndaj drejtësisë dhe publikut për çdo rast akuze ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpuntorëve të tij.
11.Edi Rama me firmën e tij mbushi parlamentin me deputetë dhe pushtetin lokal me kryetarë bashkie me rekorde kriminale.
12.Edi Rama shkatërroi, manipuloi dhe kriminalizoi të gjitha zgjedhjet e administruara prej tij qoftë në maskaradën e zgjedhjeve të vitit 2017, votimet moniste ne 2019 dhe masakrën e fundit në 25 prill 2021.
13.Europa i kërkoi të heqë ligjin e shpifjes kundër medias, por Edi Rama bëri krejtësisht të kundërtën, në mënyrën me antidemokratike për të dhunuar lirinë e shprehjes.
14.Europa i kërkoi të mos e prishte Teatrin dhe Edi Rama bëri të kunderten me Vendimin e qeverisë, që drejton ai e prishi Teatrin në kulmin e pandemisë.
15.Europa i kërkoi të ndalej marrëveshja me Emiratet e Bashkuara për portin e Durrësit pasi dhunohej në mënyrë flagrante Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ndërsa Edi Rama vazhdoi pa u ndalur kundër kërkesës së Europës.
16.Europa i ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të veprimeve e retorikës lidhur me çështjen e kufijve Kosovë-Serbi si një moment kritik destabilizimi me pasoja të rënda.
17.Edi Rama paditi edhe Kryeministrin Haradinaj sepse denoncoi rolin prej renegati të Ramës në çështjen antikombëtare të kufijve.
18.Edi Rama u vërtetua si dhunues i ligjeve amerikane lidhur me foton në fushatën e presidentit Obama, kur ai u prezantua si gruaja e Bilalit dhe ku u paguan nga ai para’ të paligjshme sipas ligjeve amerikane dhe ku u dënua edhe vetë Bilali, ngjarje që është pasqyruar gjerësisht në median amerikane mbështetur në informacione të FBI.
19.Edi Rama ndërhyri me gjuhë të dhunshme në fushatën presidenciale në SHBA duke fyer publikisht z.Trump edhe ne CNN një nga mediat më të mëdha të Amerikës dhe botës.
20.Nën qeverisjen e Edi Ramës Shqipëria u fut sërish në listën e zezë të vendeve, që pastrojnë para’ dhe u kthye në lavatriçe gjigante të parasë së piset të njohur botërisht.
21.Nën qeverisjen e Edi Ramës, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria u kthye në bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut si dhe ku sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.
A mund të harrohen keto?
A mund të mbyllen sytë përpara këtyre?
Kurrë jo!
Amnistimi i këtyre fajeve shumë të renda të Edi Ramës nga kushdo, brenda dhe jashtë vendit, do të ishte nje akt i vërtetë armiqësië kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…