Takimi me Presidentin e IDU-së/ Këlliçi: Alarm për autokracinë elektorale në Shqipëri! Mbështetje e plotë për opozitën
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar momente nga takimi me Stephen Harper, President i International Democrat Union gjatë forumit në Zagreb.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se autokracia elektorale në Shqipëri është një alarm për partnerët ndërkombëtar, ku shqetësimet kryesore që u denoncuan nga opozita përfshijnë:
Regresin demokratik dhe kapjen e shtetit
2. Ndikimin e krimit të organizuar në politikë dhe ekonomi
3. Korrupsioni në nivele të larta, veçanërisht rastin e Belinda Ballukut dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama
4. Presionin dhe persekutimin ndaj opozitës
‘Stephen Harper rikonfirmoi mbështetjen e plotë të IDU për opozitën dhe demokracinë në Shqipëri’, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Alarm për autokracinë elektorale në Shqipëri!
Takimi me Stephen Harper, President i International Democrat Union.
Në takimin e kryesuar nga Dr. Berisha, u ngritën shqetësime serioze për situatën në Shqipëri:
1. Regresin demokratik dhe kapjen e shtetit
2. Ndikimin e krimit të organizuar në politikë dhe ekonomi
3. Korrupsioni në nivele të larta, veçanërisht rastin e Belinda Ballukut dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama
4. Presionin dhe persekutimin ndaj opozitës
Shqipëria po boshatiset, mbi 1.1 milionë qytetarë janë larguar nga vendi në dekadën e fundit.
Mesazhi ishte i qartë: integrimi europian duhet të bazohet në meritë dhe standarde demokratike, jo në kalkulime politike.
Stephen Harper rikonfirmoi mbështetjen e plotë të IDU për opozitën dhe demokracinë në Shqipëri.
Delegacionin tonë e përbënin: Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Çeno si dhe zv. Kryetari i PR Sentian Zotaj.




