“Berati dhe Gjirokastra provuan shqetesimet e medha te Misionit te SHBA prane OSBE ne Vjene per 25 prillin!” tha sot Petrit Vasili, Nënkryetar i LSI.
Në shënimin e tij në Fb, Vasili vë në dukje se “hapja e kutive ne Berat e Gjirokaster provoi perpara gjithe botes se ne 25 prill qeveria, mafioze e rilindjes kreu keto krime zgjedhore te cilat gjenden edhe ne deklaraten e misionit te SHBA ne Vjene: Shitblerja e votes, perdorimi kriminal i financave te shtetit dhe te administrates shteterore, perdorimi kriminal i te dhenave personale, mijra punesime ne dhunim te ligjit, manipulimi ne shkalle kombetare, perjashtimi nga votimi i mijra qytetareve shqiptare ne Greqi,votimi i shumefishte, flete votimi me shume se votues,manipulimi i materialeve zgjedhore.
Po risjell edhe nje here shqetesimet e renda te SHBA per 25 prillin.
Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli qe ne 7 maj me një deklaratë teper të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi : “SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative. Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve. SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale,” theksoi ajo, citon Vasili për të përfunduar me bindjen se “asnje qendrim tjeter nuk ka dhe nuk mund te kete perballe krimit me te madh, qe i eshte bere ndonjehere zgjedhjeve ne Shqiperi. Asnje alibi nga askush nuk i shpeton dot kete manipulim mafioz te zgjedhjeve nga demaskimi, denoncimi dhe denimi pa meshire e tij.”




